10 theniet më të famshme të Steve Jobs

Ju siellim 10 thëniet më të famshme të krijuesit të apple dhe revolucionarit të tekonologjisë Steve Jobs!
1. Dua të vendos një zile universit.
2.Ju nuk mund vetëm t’i pyetni konsumatorët çka duan dhe pastaj të mundoheni tua jepni atë. Pas një kohe pasi që ju ta keni ndërtuar atë ata do të kërkojnë diçka tjetër.
3.Një nga mantrat e mia  kanë qenë fokusi dhe thjeshtësia. E thjeshta mund të jetë më e vështirë se sa e ndrlikuara. Ju duhet të punoni shumë për të menduar pastër dhe për ta bërë të thjeshtë. Por ia vlen më në fund, sepse pasi që të arrish njëherë atje , atëherë mund të zhvendosish male.
4.Ta kesh parasysh gjithmonë se një ditë do të vdesësh është mënyra më e mirë, që un e di për ta anashkaluar kurrthin e të menduarit se ke diçka për të humbur. Tëi veçmë je lakuriq. Nuk ka asnjë arsye për mos ta ndjekur zemrën tënde.
5.Edhe një herë, nuk mund t’i lidhni pikat duke shikuar përpara. Pikat mund ti lidhish vetëm duke shikuar pas. Pra duhet ta besosh se pikat do të lidhen ndonjëherë në të ardhmen në ndonjë[ mënyrë. Patjetër të besosh në diçka: fat, jetë, karma apo çfarëdoqoftë. Kjo qasje asnjëherë nuk më ka zhgënjyer dhe e ka bërë çdo diferencë në jetën time.
6.Kur isha 17 vjeçar lexova një thënie: ” Nëse e jeton çdo ditë sikur të jetë e fundit, një ditë me siguri do të kesh të drejtë.” Më bëri përshtypje dhe që nga atëherë 33 vitet e kaluara çdo mëngjes jam shikuar në pasqyre dhe e kam pyetur veten:” Nëse sot është dita e fundit e jetës sime a do ta bëja atë , që planifikoj ta bëj sot?” dhe nëse përgjigjja për disa ditë rradhazi ka qenë jo, atëherë e di se diçka duhet të ndryshoj.
7.E vetmja mënyrë për të bërë gjëra të mëdha është ta dashurosh atë që e bën. Nëse ende nuk e ke gjetur, mos ndalo së kërkuari. Mos u rehatos. Do të tregoj zemra kur do ta gjesh.
8.Të jem njeriu më i pasur në varreza nuk është për mua e rëndësishme. Kur shkoj të flej në krevat dhe them se kemi bërë diçka të mrekullueshme kjo është për mua shumë e rëndësishme.
9.Koha jote është e limituar, prandaj mos e harxho duke e jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos jeto sipas ndonjë dogme,  që është të jetosh sipas rezultateve të të menduarit të dikujt tjetër. Mos lejo zëri i opinioneve të të tjerëve ta mbys zërin tënd të brendshëm. Dhe më e rëndësishmja  – ndiqe zemrën dhe intuitën tënde. Ata në ndonjë mënyrë e dinë se çka dëshiron të bëhesh. Çdo gjë tjetër është sekondare.
10.Qëndro i urritur, qëndro i pamendë.