iPhone 5 renditet si pajisja “më e urryer” në treg ndërsa Samsung Galaxy S4 më e pëlqyera.
Duke iu referuar analizave të bëra të reagimeve në rrjetet shoqërore,
blogje dhe forume, grupi We Are Social ka gjetur që vetëm 11 për qind
janë ankuar në lidhje me S4-n, shkruan Daily Mail.
iPhone 5 sipas ketij studimi urrehet më shumë më se pajisjet e tjera
si BlackBerry Z10 që ka 18 për qind dhe Nokia Lumia 920, që ka 15 për
qind.
Mund të themi që ky studim britanik nuk mund të quhet edhe aq bindës,
por ofron një paraqitje të shkurtër për reagimin e katër smartfonëve
madhorë nga katër platforma madhore