Roma Vendi Me Romantik Per Pushime Te Paharruara .

Roma - Nëse flasim për vendet romantike të Italisë, të parin e zë Roma. Duke qenë se është një qytet i madh, ai ofron vende të ndryshme për të dashuruarit që janë në kërkim të atyre pamjeve që u bëjnë t’u rrahë zemra fort. Një nga vendet më romantike të këtij qyteti është parku “Savello”, apo i njohur ndryshe me emrin “Kopshti i Portokajve” nga ku mund të shijohet, në mes të gjelbërimit, një pamje e shkëlqyer e gjithë qytetit. Kopshti është i hapur nga mëngjesi deri në mbrëmje, orar ky i cili është orari më i mirë për ta shijuar pamjen bashkë me gjysmën tuaj.