Haxhi Krasniqi kërkon titullin kampion

Në orën 20:00 të kësaj të shtune në "Dresden Arena" boksieri me origjinë shqiptare Haxhi Krasniqi, që garon me siglën e Gjermanisë, do të tentojë të rikthehet në rrugën drejt titullin botëror në versionin WBO për peshën gjysmë të rëndë. Përballë 26-vjecarit të lindur në Junik të Kosovës do të jetë polaku 36-vjecar Tomas Adamek.

Krasniqi ringjitet në ring pas humbjes në muajin Prill me Natan Klevwrli, disfatë të cilën boksieri shqiptar ia faturoi mungesës së eksperiencës. E pikërisht për të patur sërish mundësinë për të sfiduar britanikun, kampionin e botës në fuqi, Krasniqi më parë duhet të mposhtë Adamek.

Gjatë karrierës së tij Haxhi Krasniqi numëron 39 fitore, ndër të cilat 15 me nokaut, asnjë barazim dhe vetëm 3 humbje