Casillas dhe Carbonero presin një fëmijë

Ikes Casillas dhe Sara Carbonero presin një fëmijë. Gazetarja e Mediaset dhe portieri i Real Madrid janë shprehur shumë të gëzuar për këtë lajm para se të nisnin pushimet.

Çifti e ka mbajtur të fshehtë këtë lajm deri në momentin kur e kanë bërë publik për miqtë dhe familjarët. "Jemi shumë të gëzuar" janë shprehur ata. Carbonero mësohet të jetë 13- javëshe shtatëzënë.