çdo
dhjetë minuta me bashkëpunëtorët e tij për ecurinë e zgjedhjeve e duke
dhënë indikacione. Më pas ai i ka ndjekur zgjedhjet nga selia e Partisë
Demokratike, dhe në zyrën e tij shikohej të hynin shpesh herë
bashkëpunëtorë të tij.
Rama-Meta
Dyshja drejtuese e opozitës ka pasur dje një ditë shumë të ngarkuar.
Pas ngjarjes që rëndë që ndodhi në Laç, ata u nisën menjëherë drejt
këtij qyteti për të ndjekur gjendjen nga afër dhe për të qetësuar
simpatizantët e tyre. Pasi dhanë nga një deklaratë për mediat, Rama dhe
Meta janë kthyer në Tiranë ku edhe kanë votuar. Më pas ata i kanë
ndjekur zgjedhjet në selitë e tyre përkatëse, duke folur çdo minutë me
bashkëpunëtorët. Ndërkohë që Rama dhe Meta kanë shkëmbyer sms me
njëri-tjetrin pothuajse çdo 20 minuta për të bashkërenduar veprimet.