Autoritetet gjermane po përpiqen të minimizojnë dëmet e mëdha financiare të shkaktuara nga përmbtyjet masive të muajit qershor.
Një muaj më parë uji përmbyti mijëra kilometra katrorë në Gjermaninë
Jugore, zaptoi shtëpi, biznese e shumë ndërtesa të tjera. Në shumicën e
ndërtesave të përmbytura sigurisht që ka patur para të thata. Edhe këto
prerje, kryesisht Euro, përfunduan nën ujë.
Sot, pasi uji është tërhequr plotësisht, autoritetet gjermane po
përpiqen të rekuperojnë ç’të mundin prej këtyre monedhave. Banka
Federale Gjermane thotë se të paktën 100 mijë prerje Euro janë gjetur
deri më tani.
Dëmtimet e pësuara janë të mëdha dhe këto kartmonedha nuk mund të
rihidhen në treg, por nëpërmjet një nisme, BundesBank u mundëson
qytetarëve të prekur nga përmbytjet dorëzimin e kartmonedha të dëmtuara
dhe marrjen e atyre të reja.
Më pas, kartmonedhat e dëmtuara grumbullohen dhe i nënshtrohen një
procesi të gjatë riparimi. Në foton më poshtë një punonjës i Bankës
Federale Gjermane duke hequr shiritin e sigurisë nga një monedhë prej 50
eurosh, e dëmtuar gjatë përmbytjeve.